Policia në veri gjen sërish armatim, këmisha të Policisë së Serbisë e mjete tjera ilegale

by informim peje

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë Veriore, përkatësisht zyrtarë policorë nga kjo drejtori, gjatë kryerjes së detyrave të rregullta policore dhe kontakteve të vazhdueshme me qytetarë, kanë pranuar të mërkurën informata se në një shtëpi të braktisur në lagjen Bërxhane, Mitrovicë të Veriut, mund të gjendeshin mjete ilegale.

Lidhur me këto informata, policia ka ndërmarrë veprime të menjëhershme, ku si rezultat gjatë kontrollit në një shtëpi të braktisur kanë gjetur dhe sekuestruar shumë mjete ilegale.

banner

Sipas Policisë, aty janë gjetur “Një karikator të zbrazet për armë të gjatë; Një bajonetë; Shishe plastike e mbushur me saqme; Kapsula për fishek; Sasi e barutit; Një rrip brezi ushtarak; Një minë kundër këmbësorie; Pjesë për mbushje të fishekëve; Detonator për mina; Targa të automjetit të ish-Milicisë; Tre fishekë të armës së gjuetisë; Trembëdhjetë (13) fishekë të kalibrave të ndryshëm; Dy (2) fishekë të kalibrit 12.7 mm; Dy (2) fishekë të kalibrit 20 mm; Dy (2) gëzhoja të kalibrit 12.7 mm; Një xhaketë ushtarake dimërore; Një palë doreza ushtarake; dhe, Katër këmisha të Policisë së Serbisë”.

“Pasi që në dëshmitë e gjetura është hasur material i rrezikshëm eksplodues, në vend ngjarje kanë dalë edhe njësia për trajtimin e mjeteve eksploduese (NJTME), të cilët nga vendi i ngjarjes kanë tërhequr sasinë e barutit, fishekët e kalibrit 12.7 mm si dhe 20 mm e po ashtu edhe minën kundër këmbësorie me detonatorin”, ka njoftuar Policia.

Ndërkaq, lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Në njoftim u tha se në lidhje me këtë rast nuk ka persona të arrestuar, ndërsa rasti mbetet nën hetime.

Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe i ka ftuar ata që çdo informacion që ndihmon në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike ta raportojnë në numrin emergjent 192.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy