Zbulohet deklarata e Sllamnikut në Polici: Si i arsyetoi barnat e kafshëve që iu gjetën gjatë bastisjes?

by Nexhat

Hulumtimi i Kiks Kosova mbi veprimtarinë e dyshimtë të Arianit Sllamnikut, aktivizoi çdo institucion shtetëror.

Faktet shokuese ku Sllamniku u premtonte prindërve se do u “shëronte” fëmijët nga autizmi, kësisoj duke u dhënë barna kafshësh e duke u marrë deri në 4 mijë euro, u publikuan në emision dhe si rezultat konspiracionti u arrestua.

banner

Pa kaluar 24 orë nga ky hulumtim, Inspektorati Shëndetësor i vuri drynin zyrës konsulente të Sllamnikut dhe i njëjti u ndalua për 48 orë e më pas iu caktua masa e paraburgimit prej 1 muaji.

Për dyshimet e rënda ndaj tij, Sllamniku ka dhënë deklaratën e tij para zyrtarëve policorë në Policinë Rajonale në Gjilan, pasi u prangos.

Kiks Kosova ka siguruar versionin e tij para hetuesve, ku ka hedhur poshtë akuzat, me pretendimin se ai thjeshtë jep sugjerime mjekësore.

Ai nuk kishte pranuar as faktin që merr mijëra euro për protokollet dhe barnat që u sugjeron prindërve.

Deklarimin e tij të plotë, të improvizuar vizuelisht nga Kiks Kosova dhe të gjitha detajet e tjera, i gjeni në linqet e mëposhtme.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy