Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për një rast vjedhje të rëndë në Kaçanik.
Ai dyshohet për vjedhjen e një televizori në vlerë rreth 1 mijë e 800 euro dhe më pas e kishte shitur.
“Pas veprimeve hetimore të ndërmarra nga Njësia e Hetimeve në Kaçanik, janë siguruar informacione se televizioni i vjedhur gjendej tek personi R.B., i cili gjatë intervistimit ka deklaruar se atë e kishte blerë nga personi B.B.. Ndaj R.B. është iniciuar rast për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”, thuhet në njoftim.
I njëjti sot e ka pranuar kryerjen e vjedhjes dhe shitjen e televizorit.
Me vendim të prokurorit të rastit, është dërguar në ndalim policor prej 48 orësh për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
“Pas përfundimit të procedurave policore dhe verifikimit, ankuesi është njoftuar dhe ka pranuar pronën e tij në stacionin policor Kaçanik.

