Një zjarr ka përfshirë mëngjesin e sotëm një lokal në “Rrugën B” në kryeqytet.
Lidhur me rastin ka folur Mal Gashi, komandant i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, i cili ka bërë të ditur për Klankosova.tv se ekipet ndodhen aktualisht në terren dhe zjarri ka arritur të shuhet.
Ai shtoi se momentalisht nuk dihet për persona të lënduar.

