Milani e ka pasur në ‘radar’ për verën e ardhshme, por e ardhmja e Leon Goretzkës mund të marrë një drejtim tjetër.
Mesfushori gjerman po tundohet seriozisht nga mundësia e largimit nga Bayern Munich gjashtë muaj para skadimit të kontratës së tij, për t’u transferuar te Atletico Madrid.
Në një intervistë, vetë lojtari ka folur hapur për të ardhmen e tij dhe për mundësinë e një aventure jashtë Gjermanisë.
“Ndryshimi i kampionatit është padyshim një mundësi. E gjej emocionuese të shkoj jashtë vendit. E kam menduar dy herë në të kaluarën dhe me vetëdije zgjodha të mos e bëj deri më tani”, u shpreh Goretzka.
Mesfushori i Bayernit pranoi gjithashtu se ndihet në një “zonë rehatie” në Mynih, por një transferim jashtë vendit do të kishte ndikim edhe në zhvillimin e tij personal.
“E di që jam në një zonë rehatie në Mynih. Një kalim jashtë vendit do të ishte një hap i rëndësishëm për rritjen time personale. Përjetimi i diçkaje të re do ta pasuronte jetën time”, shtoi ai.
Kontrata e Goretzkës me Bayern Munich është e vlefshme deri më 30 qershor 2026.
Sipas ‘Sky Sport Germany’, Atletico Madrid ka paraqitur një ofertë prej 5 milionë eurosh për ta liruar lojtarin para përfundimit të marrëveshjes, ndërsa mbetet për t’u parë nëse klubi bavarez do ta pranojë këtë propozim

