Benzema drejt largimit nga Al Ittihad, përplasje për rinovimin e kontratës

by Nexhat

Karim Benzema mund të largohet së shpejti nga Al Ittihad dhe nga Liga Profesionale Saudite, pas përplasjeve mes sulmuesit francez dhe klubit lidhur me rinovimin e kontratës.

Sipas medieve të huaja, oferta e paraqitur nga klubi saudit është konsideruar fyese nga lojtari 37-vjeçar, çka ka çuar në përshkallëzimin e situatës. Si pasojë, Benzema ka zgjedhur të mos jetë pjesë e ndeshjes së sotme ndaj Al-Fateh, e cila u mbyll me barazim 2-2.

banner

Gazeta franceze “L’Equipe” raporton se Benzema kërkon një pagë të ngjashme me atë të Cristiano Ronaldos, rreth 200 milionë euro në sezon, ndërsa aktualisht ai përfiton afërsisht gjysmën e kësaj shume.

Al Ittihad, që drejtohet nga trajneri Sergio Conceiçao dhe aktualisht renditet në vendin e gjashtë në kampionat, thuhet se ka tentuar të përmbushë disa nga kërkesat e ish-lojtarit të Real Madridit, duke i ofruar një kontratë të përmirësuar që përfshin edhe të drejtat e imazhit.

Megjithatë, Benzema nuk duket i bindur nga propozimi i klubit dhe, sipas të njëjtave burime, një shkëputje e plotë mes palëve mbetet një mundësi reale në ditët në vijim

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy