Sulmuesi i Liverpoolit, Hugo Ekitike, e ka pranuar se ishte shumë pranë një transferimi te Newcastle United vitin e kaluar, përpara se të vendoste të vazhdonte karrierën e tij te “The Reds”.
Gjashtë muaj para se të bashkohej me Liverpoolin gjatë verës së kaluar nga Eintracht Frankfurt, Ekitike ishte në qendër të interesimit intensiv nga Newcastle.
Përpara përballjes të së shtunës kundër “Magpies”, sulmuesi francez është pyetur rreth asaj se sa afër ishte kalimi në St James’ Park.
“Natyrisht që ishim pranë një marrëveshjeje, por unë bëra zgjedhjen time. E dija se ku doja të shkoja dhe jam aty ku kam dashur të jem,” ka deklaruar Ekitike për “BBC Radio Merseyside”.
I pyetur nëse pret reagime negative nga tifozët e Neëcastle në ndeshjen e radhës në “Anfield”, Ekitike është shprehur i qetë: “Nuk më intereson. Unë luaj për Liverpoolin dhe i kam tifozët e mi këtu.”
Ai ka shtuar se skuadra tashmë ka fituar në St James’ Park dhe fokusi i tij mbetet vetëm te loja.
“Kemi luajtur tashmë atje dhe kemi fituar. Shpresoj të kemi një javë të mirë përgatitore. Nuk më interesojnë këto gjëra, dua vetëm të luaj – kjo është më e rëndësishmja”, ka përfunduar Ekitike

