Bayern Munich zyrtarizon largimin e Leon Goretzka

by Nexhat

Mesfushori gjerman Leon Goretzka do të bëhet lojtar i lirë duke nisur nga 1 korriku 2026, pasi Bayern Mynih ka vendosur të mos i ofrojë një kontratë të re 30-vjeçarit.

Lajmin e konfirmoi drejtori sportiv i klubit, Christoph Freund, i cili shtoi se vendimi është marrë pas diskutimeve të fundit për të ardhmen e futbollistit.

banner

“Leon do të qëndrojë në Mynih deri në fund të sezonit. Ai ndihet si në shtëpi këtu. Në ditët e fundit kemi zhvilluar disa takime sa i përket të ardhmes së tij,” deklaroi Freund, duke pranuar gjithashtu se interesimi i Atletico Madrid ishte shumë konkret.

Nga ana e tij, Goretzka shprehu mirënjohje për kohën e kaluar te Bayern dhe për projektin e skuadrës.

“Unë ndihem më shumë se kurrë pjesë e projektit. Objektivi ynë i përbashkët është të festojmë tituj në Marienplatz në maj,” tha lojtari nga Bochum-i.

Ai gjithashtu publikoi një letër lamtumire në rrjetet sociale, duke falenderuar tifozët dhe klubin për mbështetjen gjatë viteve.

Sezoni i këtij viti pritet të jetë i fundit i Goretzkas me Bayern, ndërsa shumë klube europiane po e monitorojnë situatën për të shfrytëzuar mundësinë e transferimit të tij pa pagesë kartoni

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy