Ndalohet 54-vjeçari i dyshuar për dhunimin e një 13-vjeçareje në Istog, prokuroria do të kërkojë paraburgimin e tij

by Nexhat

Një 54-vjeçar është ndaluar nën dyshimin se ka dhunuar një vajzë të mitur, 13 vjeçe, në një motel në Istog.

Atë e kapi në flagrancë Policia e Kosovës, ndërsa në vendngjarje ka dalë prokurorja dhe mbrojtësi i viktimave.

banner

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, për Gazetën Express tha se do të parashtrojnë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij.

“Është ndaluar një person me urdhër të prokurorit të shtetit nën dyshimin se ka kryer veprën penale “dhunimi”. Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit. Policia e Kosovës e ka kapur në flagrancë. Po ashtu, në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Prokurorja e shtetit, mbrojtësi i viktimave dhe institucionet tjera relevante”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy