Tre persona të mitur janë arrestuar pasi që janë kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhin një lokal në Dardani të Prishtinës.
Sipas raportit 24-orësh, rasti ka ndodhur më datë 29 të këtij muaji.
“Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa një është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

