Osmani bën homazhe në 29-vjetorin e rënies së Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës

by informim peje

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë homazhe në 29-vjetorin e rënies së Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës.

Osmani tha se 31 janari është një prej ditëve më me peshë në historinë e Republikës së Kosovës.

banner

“Është një prej ditëve më frymëzuese për rritjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe është po ashtu një prej ditëve më frymëzuese për gjithë popullin e Kosovës që luftoi për liri. Në këtë ditë ranë Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha, të tre heronj të Republikës së Kosovës, duke dhënë kështu kumtin e lirisë dhe duke inspiruar një popull të tërë që të luftojë për lirinë që u mohua me shekuj”, deklaroi ajo,

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy