Selmanaj para nisjes së Kuvendit të LDK-së: S’e kemi të qartë agjendën e plotë, kjo s’është shenjë e mirë

by informim peje

Zyrtari i LDK-së, Driton Selmanaj, ka folur për media para nisjes së Kuvendit të LDK-së ku pritet të marrë epilog çështja e drejtimit të partisë pas rezultatit të dobët në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Selmanaj ka thënë se ende nuk e kanë të qartë agjendën e plotë të Kuvendit, meqë s’dihet se nëse do të procedohet me votëbesim apo nëse do të shqyrtohet dorëheqja e Abdixhikut.

banner

Sipas tij, kjo nuk është shenje e mirë.

“Ende s’e kemi të qartë agjendën dhe kjo nuk është shenj e mirë, sepse ende nuk e dimë nëse do të vendoset për votëbesimin apo shqyrtim të dorëheqjes që është antistatutare nëse hyjmë në atë cikël, meqë statuti nuk parasheh diskutime”, ka thënë ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy