Nga spitali i Mitrovicës tregojnë në çfarë gjendje u pranua 36-vjeçari i plagosur që më pas u transferua në QKUK

by Nexhat

Një person është plagosur në rrugën “Ilaz Kodra” në Mitrovicë.

Policia e ka arrestuar të dyshuarin, ndërsa personi që mbeti i plagosur është dërguar në QKUK në Prishtinë për trajtim mjekësor.

banner

Zëdhënësi i Spitalit Rajonal të Mitrovicës, Shpend Fazliu tha se 36-vjeçari i plagosur në këmbë fillimisht u pranua aty, por më pas u transferua në QKUK.

“Pas trajtimit emergjent dhe konsultimit nga mjeku kujdestar ortoped, si dhe ekzaminimeve tjera,  i plagosuri është transferuar në QKUK, për trajtim të mëtejmë”, tha ai për mediumin lokal, “Mitropol”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy