Nga miqësia në dashuri? Një romancë e re ‘mund’ të ketë filluar për Kim Kardashian

by Nexhat

Ju lutem largojeni për një moment vëmendjen nga veshjet e të gjithëve në Grammy, kemi lajme të rëndësishme: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton raportohet se janë në një lidhje.

Nga miqësia në dashuri? Një romancë e re *mund* të

Para se të tregojmë se si filluan thashethemet, duhet të theksojmë se asnjëri prej tyre nuk ka reaguar ende ndaj raportimeve.

banner

The Sun raporton se ata janë të lidhur dhe këtë fundjavë e kaluan së bashku shumë larg Shteteve të Bashkuara.

Nga miqësia në dashuri? Një romancë e re *mund* të

Sipas raportimeve, Kim udhëtoi nga Los Angeles me avionin e saj privat (e shoqëruar nga tre truproja) vetëm për të kaluar një mbrëmje romantike me Lewis Hamilton, në Angli.

Një burim tha:

“Ajo kishte dy truproja me vete dhe Lewis kishte një oficer sigurie personal, por ata qëndronin shumë larg tyre aq sa thuajse nuk viheshin re. Dy nga tre truprojat qëndruan jashtë derës së dhomës së tyre, që askush të mos i shqetësonte.”

Një tjetër burim pretendoi se rreth një orë pasi Kim mbërriti (me “tetë valixhe”), Lewis erdhi me helikopter dhe hyri brenda.

Nga miqësia në dashuri? Një romancë e re *mund* të

Sipas një burimi tjetër dyshja kishte rezervuar ambiente tërësisht në shërbim të tyre.

“Gjithçka u mbajt shumë e fshehtë. Ishte e qartë që donin pak kohë vetëm për njëri-tjetrin. Në mbrëmje, darkuan në një dhomë private që të mos kishin njerëz të tjerë përreth. ”

Nga miqësia në dashuri? Një romancë e re *mund* të

Për dijeni, Kim dhe Lewis janë miq prej vitesh

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy