Dënohet me 13 vjet burgim Muhamet Alidemaj për masakrën e Izbicës

by Nexhat

Në rigjykim, Gjykata Themelore në Prishtinë, e ka dënuar me 13 vjet burgim Muhamet Alidemajn, i akuzuar për krime lufte në Izbicë më 1999. Në gjykimin e parë ishte dënuar më 15 vjet burgim.

Sipas aktakuzës, Alidemaj kishte marrë pjesë bashkë me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe në vrasjen e civilëve shqiptarë në masakrën e Izbicës që kishte ndodhur në mars 1999, e ku ishin vrarë e masakruar 130 shqiptarë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

banner

Aktgjykimi u shpall të hënën nga kryetari i trupit gjykues, Vesel Ismaili me anëtarët Kushtrim Shyti dhe Violeta Namani-Hajra.

Të akuzuarit i vazhdohet masa e paraburgimit.

Alidemaj obligohet edhe për shpenzimet e procedurës gjyqësore në shumën prej 200 euro dhe 100 euro të tjera për fondin për kompensimin e viktimave të krimit.

Ndryshe, në seancën fllestare më 29 prill 2022, në gjykimin e parë, Alidemaj ishte deklaruar i pafajshëm. Njëjtë u deklarua edhe në seancën e rigjykimit më 23 tetor 2025.

Në gjykimin e parë, Gjykata Themelore në Prishtinë më 12 korrik 2024 e shpalli Muhamet Alidemajn fajtor dhe e dënoi me 15 vjet burg për krime lufte gjatë vitit 1999 në Izbicë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy