Analisti politik Ilir Deda ka reaguar në Facebook pas konfirmimit nga dega e LDK-së në Mitrovicë për prishjen e koalicionit me Vteëvendosjen.
Sipas Dedës, koalicioni në Mitrovicë do të duhej të prishej shumë më herët dhe për arsye më serioze, konkretisht për emërimin e, siç i quan ai, “manipuluesve të votës” në pozita kyçe komunale, përfshirë nënkryetarin e komunës dhe drejtorin e Inspektoratit.
“Koalicioni në Mitrovicë ishte dashtë të prishej për shkak të emërimit të manipuluesve të votës – nënkryetari dhe drejtori i Inspektoratit – e jo për emërime në Drejtorinë për Rini, Sport e Kulturë”, ka shkruar Deda.
Reagimi i tij vjen pasi Plakolli nga LDK-ja ka konfirmuar publikisht prishjen e koalicionit me Pecin në Mitrovicë, duke deklaruar se shkak për këtë vendim ka qenë emërimi “i njëanshëm” i drejtorit të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport.

