Këshilltari i presidentes së Kosovës, Rinor Nuhiu, ka thënë se shefja e shteit, Vjosa Osmani, është duke u konsultuar me avokatë në Gjermani për deklarimet e gazetarit gjerman të FAZ, Michael Martens.
Nuhiu ka shkruar në “X” se “shpifjet, përgojimi, akuzat e pabazuara dhe pretendimet e rreme” të Martens bien nën përgjegjësinë civile dhe penale bazuar në ligjin gjerman.
“Presidentja Osmani i hedh poshtë kategorikisht pretendimet e tij shpifëse dhe përhapjen e rrezikshme të dezinformimit”, ka shkruar ai.
“Presidentja po konsultohet me avokatë në Gjermani me qëllim përdorimin e të gjitha mjeteve ligjore për të mbrojtur integritetin e institucionit dhe vendit që ajo drejton”, ka përfunduar Nuhiu.
Defamation and slander, the unfounded allegations and demonstrably false claims by Michael Martens (aka Andric1961) are subject to civil and criminal liability under German law. President Osmani categorically rejects his defamatory claims and his dangerous dissemination of…
— Rinor Nuhiu (@RinorNuhiu) February 4, 2026

