KESCO kërkon rritje të çmimit të rrymës me 21%, Rizvanolli: Importi do të rritet për shkak të renovimit të blloqeve të KEK-ut

by engel

Pak ditë pasi kompania KESCO dorëzoi në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRrE) kërkesën për shtrenjtimin e energjisë elektrike me 21%, deputetja e zgjedhur e Lëvizjes Vetëvendosje, Artane Rizvanolli, ka paralajmëruar një periudhë sfiduese për sektorin e energjisë në Kosovë gjatë këtij viti dhe vitit të ardhshëm.

Duke folur për zhvillimet e fundit, Rizvanolli tha se vendi do të përballet me rritje të ndjeshme të importit të energjisë elektrike, pasi blloqet e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) do të ndalen për disa muaj. Sipas saj, ndalesat janë të domosdoshme për shkak të modernizimit dhe rehabilitimit të termocentraleve ekzistuese.

banner

“Kjo është një sakrificë që duhet ta bëjmë për gjeneratat e ardhshme”, u shpreh Rizvanolli, duke theksuar se ndërprerjet dhe kostoja më e lartë afatshkurtër janë të pashmangshme për të garantuar siguri dhe qëndrueshmëri afatgjate të furnizimit me energji.

Ajo shtoi se, megjithëse kërkesa e KESCO-s për rritje të çmimit tashmë është dorëzuar në ZRrE, vendimi përfundimtar për tarifat e energjisë elektrike ende nuk është marrë. Megjithatë, sipas saj, zhvillimet në sektorin energjetik dhe investimet e domosdoshme në infrastrukturë pritet të kenë pasoja të menjëhershme në treg.

Kërkesa për shtrenjtim ka nxitur reagime dhe shqetësime në opinionin publik, ndërsa pritet që ZRrE të shqyrtojë propozimin në javët në vijim, para se të marrë një vendim që do të ndikojë drejtpërdrejt në faturat e konsumatorëve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy