Bislimi pret në takim emisarin slloven për Ballkanin – Flasin për zhvillimet në vend e rajon

by Nexhat

Zëvendëskryeministri në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur sot në takim përfaqësuesin e posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor Anžej Frangeš.

Në komunikatën për media, bëhet e ditur se, në takim është diskutuar rreth zhvillimeve në vend dhe situatës në rajon.

banner

Komunikata:

Zëvendëskryeministri Bislimi mirëpriti përfaqësuesin e posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anžej Frangeš

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mirëpriti në takim përfaqësuesin e posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor Anžej Frangeš.

Ky i fundit, shoqërohej nga ambasadori i Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj. Së bashku diskutuan rreth zhvillimeve në vend dhe situatës në rajon. Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se mbetet me rëndësi formimi sa më parë i qeverisë së re pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 28 dhjetorit, dhe votimi në Kuvend mes tjerash edhe i marrëveshjeve ndërkombëtare dhe Planit të Rritjes me Bashkimin Evropian.

Zëvendëskryeministri Bislimi falënderoi përfaqësuesin e posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anžej Frangeš për bisedën dhe takimin duke i uruar qëndrim të frytshëm në Kosovë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy