Ish-diplomati serb thotë se ekziston mundësia që Rusia ta njohë Kosovën

by Nexhat

Ish-diplomati serb Milan Protiq vlerëson se ekziston mundësia që Rusia ta njohë Kosovën, ose të paktën të përmbahet nga përdorimi i vetos në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

“Nëse kjo do të aktivizohet këtë herë dhe si do të aktivizohet , kjo do të ndodhë herët a vonë”, tha ai në podcastin Radar Forum të gazetës Radar.

banner

Ai u pyet nëse dinte më shumë për pretendimet e Trumpit dhe nëse një skenar realist mund të ishte që, nëse Shtetet e Bashkuara do ta njihnin Krimenë dhe katër rajonet në Ukrainën lindore që Rusia i ka përfshirë tashmë në kushtetutën e saj, Trump dhe Putini të arrinin një marrëveshje në të cilën Putini, në këmbim, të thoshte: “Mirë, do ta njoh Kosovën, pasi kjo po ju krijon probleme”.

“Ose thjesht të mos e përdorë veton në Këshillin e Sigurimit? Kjo do të mjaftonte. Ishte e qartë edhe 20 vjet më parë se kjo ishte një mundësi. Në momentin kur ia vendos fatin e një çështjeje kombëtare në duart e dikujt tjetër, të një fuqie të madhe duhet të llogarisësh se, në një moment dhe për interesat e veta, ajo fuqi e madhe mund ta përdorë atë si kartë pazari. Kjo është plotësisht logjike. Nuk ke nevojë të jesh gjeni i politikës së jashtme për të kuptuar se një rrezik i tillë ekziston, se një mundësi e tillë ekziston. Nëse do të aktivizohet këtë herë dhe si do të aktivizohet? Do të ndodhë herët a vonë. Në vend që të negocionit dhe ta gjenit vetë një zgjidhje, ju ia dorëzuat atë çështje dikujt tjetër. Sapo e bëtë këtë, u nxorët jashtë loje, sepse kurrë nuk e dinit se çfarë donit – e dinit vetëm çfarë nuk donit. Çfarëdo që u ofrua, çfarëdo që u propozua, ju e refuzuat, po flas për Serbinë, nën qeverinë e mëparshme, nën Milosheviçin dhe nën qeveritë pas Milosheviçit. Asnjëherë nuk dolët me një propozim tuajin për zgjidhjen e çështjes në një mënyrë që do të ishte e pranueshme”, tha Protiq

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy