Kosova është e bekuar që ka marrëdhënie të veçanta me Amerikën, thotë Tahiri nga Uashingtoni

by Nexhat

Deputeti i zgjedhur nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri tha se Kosova është e bekuar që ka marrëdhënie të veçanta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këto komente ai i bëri në një postim në llogarinë e tij në Facebook pas pjesëmarrjes në  Lutjet e Mëngjesit në Uashington.

banner

“Lutjet e Mëngjesit në Washington këtë vit janë ndër më të mëdhatë, me pjesëmarrjen e rreth 3,500 personaliteteve dhe liderëve nga mbi 100 vende të botës, duke përcjellë një mesazh të fuqishëm për paqe në mbarë botën.Kosova është e bekuar që ka marrëdhënie të veçanta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një lidhje që duhet ta ruajmë dhe ta forcojmë përgjithmonë”.

“Mëngjesi i sivjetmë i lutjeve mbahet në vitin e shënimit të 250-vjetorit të miratimit të Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, të vitit 1776. Po e potencojë këtë pasi për pak ditë ne do të festojmë 18 vjetorin e pavarësisë së , që erdhi fal mbështetjës së fortë të Amerikës”, shkroi ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy