Pozhari s’pa ‘’nënë e babë’’ në fletëaplikimin për letërnjoftim, por ‘’1 dhe 2’’, Korenica: Sekser i qeverisë, e bafsh me shnet

by Nexhat

Analisti Xhevdes Pozhari, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në fletëaplikacionin për letërnjoftim janë ‘’zhdukur’’ emrat nënë dhe babë, dhe në vend të tyre ka thënë ai, janë numrat ‘’1 dhe 2’’, duke e cilësuar këtë gjë si idiotësi.

Ndaj kësaj, ka reaguar ish deputeti Visar Korenica. Ky i fundit në reagimin e tij e ka cilësuar Pozharin si ‘’sekser’’ të qeverisë.  

banner

Postimi:

Kur prekeni në fmitë tuaj, sedrën tuaj, po bëjka me reagu, e kur çojshim zanin në kuvend kundër martesave të të njejtës gjini e kundër ndrrimit të gjinisë e kundër ligjit që ua mohonte fëmijëve me e njoft babën e vet, ky “sekser” i qeverisë na thoshte mos çoni shumë zo e mos kundërshtoni, evropa po lyp.

E bafsh me shnet

Screenshot
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy