Supremja i hap rrugë certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve, refuzon të gjitha ankesat

by Nexhat

Gjykata Supreme i ka refuzuar si “të pabazuara” të gjashtë ankesat që shkuan atje, në lidhje me vendimet e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, duke i hapur kështu rrugë certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit.

“Të gjitha ankesat janë refuzuar si të pabazuara”, tha gjykata në një komunikatë për media.

banner

Supremja e refuzoi ankesën e Partisë Rome të Bashkuar të Kosovës – e cila i konteston rezultatet e zgjedhjeve – me arsyetimin se “nuk qëndron pretendimi ankimor i ankuesit se votat janë në disproporcion të plotë me numrin real të banorëve në komunitetin rom, pasi me votat e votuesve të komuniteteve të tjera është siguruar përfaqësimi politik i komunitetit rom”.

Supremja e ka refuzuar edhe ankesën e koalicionit PAI- PDAK-LPB, duke gjetur se edhe ajo “është e pabazuar”. “Kjo për faktin se ankuesi, me asnjë provë të vetme nuk ka arritur të vërtetojë se ka pasur shkelje apo parregullsi, respektivisht manipulime të votave”.

Janë refuzuar edhe disa ankesa e Emilija Rexhepit nga partia Nova Demokratska Stranka (NDS), po ashtu si “të pabazuara”.

Supremja e ka refuzuar gjithashtu edhe ankesa të kandidatit për deputet nga PDK-ja, Bekim Haxhiu.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy