Dakordimi për t’i votuar në pako nënkryetarët, Cakolli për VV’në: Vitin e kaluar u kundërshtua nga ata që po e shtyjnë përpara

by Nexhat

Kryetari i legjislaturës së kaluar të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka thënë se ka pasur konsensus që nënkryetarët të votohen në pako.

“Propozimi i tyre ka qenë i qartë që të shkohet në votim në pako, pra pakoja e nënkryetarëve të votohet, e pesë nënkryetarëve bashkë. Ka pas konsensus për votimin e kryetarit/es, nënkryetarëve”, ka thënë Basha.

banner

Për këtë ka reaguar Eugen Ckolli nga KDI, duke thënë se kjo mënyrë votimi është në përputhje me kuadrin kushtetues.

Kjo pasi siç thekson ai Gjykata Kushtetuese e ka lënë teknikën e votimit në diskrecion të vetë Kuvendit, për sa kohë respektohen të drejtat e propozimit dhe shumica e nevojshme për zgjedhje.

Ai ka shtuar se vitin e kaluar kjo metodë kundërshtua nga ata që po e shtyjnë përpara sot.

“Për më tepër, votimi në pako ka logjikë të qartë institucionale dhe ka qenë zgjidhje funksionale edhe në të kaluarën. Kjo shpejton konstituimin dhe e detyron përgjegjësinë politike të ndahet mes të gjitha grupeve parlamentare. Megjithatë, ironikisht, pikërisht kjo praktikë që e patëm kërkuar vitin e kaluar ishte kundërshtuar nga ata që sot e shtynë përpara, madje ishte paraqitur si problem parimor. E gjithë kjo, tregon se praktikat parlamentare marrin kuptim nga mënyra si përdoren. Kur shërbejnë për ta çuar përpara konstituimin dhe funksionimin e Kuvendit, ato mbeten mjete legjitime të rendit parlamentar”, ka thënë Cakolli.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy