Analisti Astrit Gashi ka kritikuar opozitën, duke thënë se ajo vepron në përputhje të plotë me interesat dhe udhëzimet e kryeministrit në detyrë Albin Kurti.
Sipas tij, opozita sillet si “plastelinë” e Kurtit, duke u tërhequr dhe formësuar sipas dëshirës së tij.
“Këta Albin Kurti i tërheq kah do. Si plastelinë janë këta, janë plastelinë e Albin Kurtit opozita. Qysh do i formson. Kur Albin Kurti thotë Lista s’bën me votu, këta thonë s’bën se Albin Kurti ka thënë s’guxojmë, se na hajnë shqiptarët. Kur Albin Kurti thotë ia tash Kushtetuta ka vendos, Lista Serbe bën me votu, këta thonë po qysh s’bën”, ka thënë Gashi.

