Renovimi i objektit të Komunës së Zveçanit, Krasniqi flet për dyshimet për prejardhjen e parave

by Nexhat

Ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi, ka reaguar lidhur me raportimet dhe dyshimet për renovimin e objektit të Komunës së Zveçanit, duke theksuar se çdo pretendim për përdorim të mjeteve të paligjshme apo financim nga Serbia duhet të verifikohet nga institucionet përkatëse.

Çështja u raportua fillimisht para disa ditësh nga TV Dukagjini, i cili publikoi pamje dhe informacione për punime renovimi në objektin e komunës.

banner

Tema u riaktualizua në Debat Plus, ku analisti Dardan Gashi deklaroi se ekzistojnë dyshime se renovimi mund të jetë realizuar me mjete që vijnë nga Serbia.

Në këtë kontekst, ministri Krasniqi tha se institucionet duhet të trajtojnë me seriozitet çdo informacion.

“Për besë janë 38 komuna dhe nuk është që në baza ditore e di se cila komunë se çka po punon dhe me mjetet e kujt… unë e verifikova edhe me koleget tonë në terren dhe institucionet tjera, ne nuk e kemi këtë informacion… në rast se kjo ndodh secili person jep përgjegjësi konform ligjit”, ka thënë Krasniqi

“S’ka buxhet”, ish-kryetari i Zveçanit ngre dyshime për prejardhjen e parave për renovimin e obejktit

Ish-kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, dyshon se pasuesi i tij në këtë pozitë, Dragisha Miloviq, ka përdorur para të strukturave ilegale dhe ka shkelur ligjin për të kryer një renovim në objektin e komunës. Peci, i cili tani është asamblist, tha se komuna nuk kishte mjete financiare për renovimin e objektit e as tash nuk ka buxhet të miratuar. Ai kërkoi që Prokuroria ta hetojë rastin.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy