Çitaku i falënderon partitë që për shkak të zhvillimeve në Hagë u pajtuan të shtyhet  seanca që e caktoi Osmani

by Nexhat

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka falënderuar gjitha partitë politike që ishin dakord me kërkesën e saj që të shtyhet ora e seancës konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Kjo pasi gjatë ditës mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së do ta ketë fjalën përfundimtare.

banner

Çitaku ka thënë se në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë.

“Falënderoj përfaqësuesit e të gjitha partive politike që sot në mbledhjen përgatitore për seancën konstituive të Kuvendit me konsensus të plotë vendosëm që seanca të mbahet në ora 17:00. Ky ishte një vendim i ndërgjegjshëm dhe njerëzor në respekt të një momenti historik sepse nesër në Hagë dëgjohet fjala përfundimtare e mbrojtjes. Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon”, ka shkruar ajo në Facebook

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy