Aktori Fatmir Spahiu ka bërë të ditur se nuk do të jetë ministër i Kulturës, pavarësisht se emri i tij ishte përmendur më herët si propozim në kohën kur Albin Kurti dhe Glauk Konjufca kishin kërkuar votën për formimin e qeverisë gjatë bllokadës politike të vitit të kaluar.
Përmes një postimi në Facebook, Spahiu ka sqaruar publikisht se nuk do të marrë post ministror.
“Të nderuar miq, përgjigje për të gjithë ju që më keni shkruar këto ditë, e sidomos sot. Unë nuk do të jem Ministër i Kulturës! Ju falemnderit për interesimin! Gjitha të mirat! Ju don Bufi”, ka shkruar ai.
Emri i Spahiut ishte përmendur në rrethanat e përpjekjeve për konstituimin e institucioneve, ndërsa kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka paralajmëruar tashmë se do të ketë ndryshime në emrat e kabinetit qeveritar.

