Uk Lushi pasi partia e Kurtit votoi për nënkryetarin nga Lista Serbe: Mos Slavko Simic ka kaluar në VV

by Nexhat

Uk Lushi, veprimtari shqiptar që vepron në SHBA, ka reaguar pasi Lëvizja Vetëvendosje votoi në pako edhe nënkryetarin nga Lista Serbe Slavko Simic.

Të njëjtën gjë VV e kishte refuzuar vitin e kaluar.

banner

Kështu Lushi pyeti se mos Slavko Simic ka kaluar në Lëvizjen Vetëvendosje.

“Një pyetje për të gjithë anëtarët e partisë personale të Albin Kurtit e sidomos intelektualët e VV-së:  a mos ka kaluar Slavko Simić nga Lista Serbe në VV përderisa krejt deputetët e VV-së, gjegjësisht 100% e VV-së, e votuat sot në Kuvend?! A guxoni ndonjëherë të flisni o shkollovana intelektualë të VV-së?”, ka shkruar ai në Facebook.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy