Kurti për procesin gjyqësor në Hagë: Orvatje që bie ndesh me të vërtetën

by Nexhat

Mandatari për formimin e Qeverisë së re, Albin Kurti e ka nisur fjalimin e tij të ekspozesë para deputetëve të legjislaturës së dhjetë duke përmendur procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

“Kërkesa e Prokurorisë (ZPS) për dënimin prej 45 vitesh për secilin, ku përfshihen edhe pretendimet për krimet kundër njerëzimit është orvatje që bie ndesh me të vërtetën dhe mohon kontekstin historik e politik të luftës sonë çlirimtare”, ka thënë ai.

banner

Kurti ka thënë se barazimi mes drejtuesve të UÇK-së dhe të një regjimi gjenocidal është shtrembërim faktik e historik, i padurueshëm për familjet e viktimave.

Kurti: Në mandatin e ardhshëm do të ketë dyfishim të shtesave për fëmijë

Mandatari për formimin e Qeverisë së re, Albin Kurti tha se sfidat e inflacionit i kanë përballuar me politika mbështetëse për qytetarët, teksa përmendi rritjen e punësimeve dhe të pagës minimale.

“Pesë vitet e fundit, pothuajse një vit në qeveri në detyrë pra pa kompetenca të plota, kemi zhvilluar e ndërtuar një Kosovë më të drejtë, më të fortë dhe më gjithëpërfshirëse. Kemi pasur rritjen ekonomike më të mëdha në rajon pavarësisht pandemisë, kriza energjetike dhe inflacioni, me një rritje mesatare prej 6% të bruto produktit vendor, duke mos rënë asnjë vend ndër 4%”, tha Kurti.

Kurti tha se në mandatin e ardhshëm do të ketë dyfishim të shtesave për fëmijë. Ai foli edhe për sfidat e vazhdueshme nga Serbia përmes sulmeve të ndryshme, teksa tha se këtë e përkthyen në investim në siguri të vendit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy