Prokuroria kërkoi paraburgim, Gjykata merr vendim për 28 të dyshuarit për falsifikim të rezultateve në Dragash dhe Suharekë

by Nexhat

Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar se ka mbajtur katër seanca dëgjimore për kërkesat e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 28 të dyshuarve për “Falsifikim të rezultateve të votimit” në Dragash dhe në Suharekë.

Gjykata ka refuzuar kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre të dyshuarve në Dragash, ndërsa ndaj 6 të tjerëve është caktuar masa e arrestit shtëpiak prej një muaji.

banner

“Me datë 10 shkurt, ndaj tre (3) të pandehurve L.A., B.B., dhe S:S:, secili veç e veç i dyshuar për veprën penale falsifikimi i rezultateve të votimit nga neni 216 par. 2 lidhur me nenin 31 të KP-së, është refuzuar si e pabazuar kërkesa e Prokurorisë Themelore Prizren për caktimin e masës së paraburgimit, dhe të pandehurit janë liruar të mbrohen në procedurë të rregullt. Po ashtu me datë 10 shkurt, ndaj gjashtë (6) të pandehurve A:K., M.R:, E.R:, A:Q:, A.T., dhe R.Sh., është refuzuar kërkesa e Prokurorisë së Shtetit për caktimin e masës së paraburgimit, dhe ndaj të pandehurve është caktuar masa e arrestit shtëpiak, në kohëzgjatje prej një (1) muaji e cila mund të zgjasë deri më datë 09.03.2026.”

Ndërsa sa i përket të dyshuarve në Suharekë, Gjykata ka vendosur t’i lirojë 10 të dyshuar ndërsa, ndaj 9 të tjerëve është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

“Ndaj dhjetë (10) të pandehurve A.Z., B.Z:, B.V., E.M., F.K., G.R., Y.Z.  L.F., M.H:, dhe B.D:, është refuzuar kërkesa e Prokurorisë së Shtetit për caktimin e masës së paraburgimit, dhe të pandehurit janë liruar të mbrohen në procedurë të rregullt me datë 11 shkurt. Ndaj nëntë (9) të pandehurve, H.S:, SH.K., H.G., G.K., F.G., J:D., F.V:, J.G:, B.K., është refuzuar kërkesa e Prokurorisë së Shtetit për caktimin e masës së paraburgimit, dhe ndaj të pandehurve është caktuar masa e arrestit shtëpiak, në kohëzgjatje prej një (1) muaji e cila mund të zgjasë deri më datë 10.03.2026.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy