Ambasada e SHBA për Universitetin me sistem të Serbisë në Veri: Duhet zgjidhje që lejon vazhdimin e shërbimeve arsimore

by Nexhat

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë kishte deklaruar se persona “të paidentifikuar me veshje civile më 10 shkurt kishin hyrë në ndërtesën e Rektoratit të Universitetit në Mitrovicën e Veriut ( që funksionon me sistem të Serbisë), me kërkesën që brenda 30 ditëve, Fakulteti i Shkencave Teknike të lirojë objektin ku ndodhet ose të nisë që të paguajë qira”.

Sipas mediumit në gjuhën serbe “Kossev”, për këtë çështje është deklaruar Ambasada Amerikane në Prishtinë, e cila është shprehur se “autoritetet duhet të kërkojnë një zgjidhje që lejon vazhdimin e shërbimeve arsimore”.

banner

“Ne nuk mund të japim një vlerësim të statusit të universitetit – megjithatë, presim që autoritetet do të kërkojnë një zgjidhje që lejon vazhdimin e shërbimeve arsimore”, ka deklaruar Ambasada Amerikane për Kossev.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy