Rozeta Hajdari ia dorëzon detyrën Mimoza Kusarit, largohet nga ministria e Tregtisë me aktakuzë

by Nexhat

Mimoza Kusari-Lila sot ka pranuar detyrën e ministres së Tregtisë dhe Industrisë nga ish-drejtuesja e këtij dikasteri, Rozeta Hajdari.

Kusari Lila ka thënë se do të punojë me energji e vizion për një ekonomi të qëndrueshme, fuqizim ekonomik të grave e politika mbështetëse për sektorin privat.

banner

“E bindur se me përkushtim, energji dhe vizion do të vazhdojmë drejt një ekonomie të qëndrueshme, me politika mbështetëse për sektorin privat, start-up-et, fuqizimin ekonomik të grave, forcimin dhe brendimin e produkteve “Made in Kosova”, si dhe ngritjen e eksportit dhe rritjen e produktivitetit të prodhimit kosovar. Incentivizimi i bizneseve për të punuar me politka miqësore mjedisore, duke promovuar ekonominë qarkore, do të kenë fokusin tim të veçantë”, ka shkruar Kusari-Lila.

Ish-drejtuesja e kësaj ministrie, Rozeta Hajdari, do të vazhdojë angazhimin e saj politik si deputete e Kuvendit të Kosovës, ndërkohë që do t’i duhet të përballet me drejtësinë për aktakuzën që i është ngritur për rastin e rezervave shtetërore.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy