Kurti: Kosova, një pishtar i demokracisë dhe sigurisë në rajon

by Nexhat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ka thënë për RTK se po zhvillon takime të shumta me zyrtarë të ndryshëm të vendeve evropiane dhe të botës.

Kurti ka theksuar se në këto takime ka për synim që t’i tregojë arritjet e Kosovës, por edhe planet dhe objektivat e tjera.

banner

Kryeministri u ndal edhe tek tema kryesore e konferencës këtë vit, me titullin “Shkatërrimi”, duke u fokusuar te pasojat e agresionit rus në Ukrainë dhe kërcënimet globale. Ai e vlerësoi Kosovën si një vend që ndriçon për demokracinë, sigurinë dhe zhvillimin rajonal.

“Kur po bisedojmë me diplomatët dhe politikanët ndërkombëtarë, themi që ne nuk kemi sfida të sigurisë që mund të na cenojnë nga brenda. Të tilla kemi nga fqinjët tanë veriorë dhe agresivë, por ne jemi duke investuar shumë, si në polici, ashtu edhe në ushtri, me partnerët evropianë, për të forcuar aftësitë dhe masat tona”, tha Kurti për RTK.

Kryeministri nënvizoi se këto investime dhe bashkëpunime ndërkombëtare po fuqizojnë Kosovën, duke e bërë vendin një pikë referimi për stabilitet dhe siguri në rajon.

Gjatë një interviste nga Mynihu, ai përgëzoi Kuvendin e Kosovës për miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, duke theksuar se mbi një miliard euro janë aprovuar nga Banka Qendrore dhe Këshilli Evropian.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Gjermani, së bashku me zv. kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, dhe ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedoncin.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy