Kurti konteston numrin e veteranëve të UÇK-së: Ka një trefishim të numrit

by informim

Kryeministri, Albin Kurti është i bindur se në luftën çlirimtare kanë qenë pjesëmarrës më shumë se 60 mijë persona. Mirëpo ai thotë se ka një lloj trefishimi të numrit të veteranëve, ngase sipas komandantëve të UÇK-së janë diku rreth 20 mijë, andaj pohon se është e domosdoshme që gjërat t’i quajmë me emra adekuat.

Kurti shton se nuk mund t’i dëmtojmë veteranët duke i bërë edhe pjesëmarrësit pjesë të kësaj kategorie. Këto komente ai i bëri pasi u pyet për miratimin e pagës minimale ku nuk u përfshinë veteranët, për çka pati edhe një sqarim. Ai tha se parimisht është që të ketë beneficione më ta larta për veteranët, por se por këto benfite nuk janë pagë sepse paga është për punën e bërë.

Kurti ka thënë se Ligji i miratuar së fundmi në Kuvendin e Kosovës e rregullon pagën minimale dhe jo përfitimet e mirënjohjet ndaj veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kurti ka shtuar se duhet që të definohet qartë numri i veteranëve, për çka tha se është e nevojshme dojsa që ka Prokuroria në hetim. Për këtë ai pret edhe dakordim me shoqatat e dala nga lufta.

“Ligji i cili kalojë së fundi në Kuvendin e Kosovës e rregullon pagën minimale. Ne jemi për benefite sa më të larta për veteranët, por këto benfite nuk janë pagë sepse paga është për punë. Pra benfitet janë mirënjohje e shoqërisë që i jepen veteranit të luftës”.

“Unë besoj që në luftën çlirimtare kanë marrë ma shumë se 60 mijë pjesëmarrës, mirëpo ka një lloj trefishimi të numrit të veteranëve, andaj është e domosdoshme që gjërat t’i quaj me emra adekuat. Veteranët sipas komandantëve të UÇK-së janë diku rreth 20 mijë, atëherë nëse i bashkëngjisim edhe pjesëmarrësit atëherë bëhen edhe me shumë se 60 mijë. Unë jam që të kemi falënderimin dhe mirënjohjen për të gjithë, por nuk mund ta dëmtojmë luftën çlirimtare”, tha ai, 

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy