Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, reagoi pas deklaratave të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, gjeneralit Mojsiloviq, i cili tentoi ta paraqesë Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) si një rrezik për komunitetin serb.
Sipas Maqedoncit, pretendimet e gjeneralit janë të pavërteta dhe nuk pasqyrojnë realitetin në terren. “Deklaratat që tentojnë ta shfaqin FSK si kërcënim janë të papërgjegjshme dhe kundërshtojnë faktet,” tha ai.
Ai theksoi se FSK është një forcë profesionale, e ndërtuar sipas standardeve demokratike dhe që vepron nën kontroll civil, me mandat mbrojtjen e sovranitetit dhe sigurisë së të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallim.

