Gjykatësi pyet për faktorin lehtësues, ZPS: Dorëzimi vullnetar i Thaçit dhe të tjerëve s’duhet të ketë ndonjë rëndësi të madhe

by Nexhat

 Në Gjykatën Speciale është duke u zhvilluar seanca e radhës në kuadër të gjyqësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Pas përmbylljes së deklaratave përfundimtare sot ka vazhduar seanca me pyetjet e trupit gjykues.

banner

E pas disa pyetjeve të parashtruara, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar janë pyetur në lidhje me faktin se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi  ishin dorëzuar vetë pas  ngritjes së aktakuzës.

“ZPS-ja a e konteston faktin se ekipet e mbrojtjes nuk ju referuan fare faktorit lehtësues vullnetar?”, pyeti gjykatësi Fergal Gaynor.

Por sipas ZPS-së, kjo s’ka rëndësi të madhe.

“ZPS-ja nuk konteston se Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi janë dorëzuar vetë pra vullnetarisht, por ky faktor nuk duhet të ketë ndonjë rëndësi të madhe sa i përket lehtësimit të pozicionit të tyre. Do doja t’i referohesha Gjykatës Penale sipas të cilit, në aktgjykimin për Rrahman thuhet se dorëzimi vullnetar i të akuzuarve nuk është faktor lehtësues”,deklaroi prokurorja.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy