Deliu-Kodra i reagon Sveçlës: Ky qëndrim është provokim i hapur që sot protesta e veteranëve të eskaloj në dhunë

by informim

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra i ka reaguar ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla lidhur me deklaratën e sotme të tij, se protesta e veteranëve është organizuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, shkruan Gazeta Express.

Deliu-Kodra tha se ky qëndrim është provokim i hapur që protesta e veteranëve të eskalojë në dhunë.

banner

“Gjithsesi, më e pakëta, ky qëndrim është provokim i hapur që sot protesta e veteranëve të eskaloj në dhunë. E turpshme, Ministër!”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Provokim për eskalim i Palaço Ministrit!

Xhelali po thotë që protesta e veteranëve u organizu prej Vuçiqit. Pas sulmeve të vazhdueshme, mos-përfshirjes në pagën minimale, tani veteranët edhe bashkëpunëtorë të Serbisë, a?

Keq jeni mashtru. Keq keni me u zhgënjy!

Gjithsesi, më e pakëta, ky qëndrim është provokim i hapur që sot protesta e veteranëve të eskaloj në dhunë. E turpshme, Ministër!

Ftoj veteranët që sot, paqësisht, të protestojnë për respekt dhe dinjitet.

Mos bini pre e këtyre provokimeve dashakeqe të këtyre trushpërlarëve.

https://www.facebook.com/blerta.deliu/posts/9722713074466653?ref=embed_post
banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy