Tregu ushqimor në Kosovë i pasigurt: Konsumatorët helmohen nga mungesa e cilësisë së produkteve

by engel

Në raftet e supermarketeve dhe në tregjet e hapura, produktet ushqimore duket se janë të sigurta dhe gati për konsum. Por pas sipërfaqes, pasiguria ushqimore vazhdon të jetë një sfidë reale për qytetarët dhe institucionet. Raste të shumta të produkteve me përmbajtje të rrezikshme për shëndetin kanë arritur të depërtojnë në treg, duke ngritur shqetësime për cilësinë dhe kontrollet institucionale.

Qumështi për fëmijë, produktet e mishit, biskotat dhe ushqime të tjera janë mes atyre që janë tërhequr nga tregu pas zbulimit të rrezikut. “Kemi bërë asgjësimin e mishrave dhe produkteve të tjera. Një ndër kompanitë, Nestlé, ka njoftuar opinionin dhe ka tërhequr komplet mallin në Kosovë dhe jashtë saj,” tha Muharrem Shahini, zëdhënës i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

banner

Edhe importi i produkteve të rrezikshme ka qenë problem. “Kemi ndaluar importin e 21,280 kg koncentrat për pije nga Holanda,” shtoi Shahini.

Shumë qytetarë po kthehen drejt produkteve vendore, duke dyshuar në cilësinë e atyre të importuara. “Të mira nuk janë hiq, por nuk po kemi tjera,” tha një qytetar i anketuar.

Ekspertët paralajmërojnë se konsumimi i ushqimeve të pasigurta mund të shkaktojë helmime, diarre, të përziera, dobësim trupor dhe infeksione serioze. “Helmimet nga bakteret e rrezikshme mund të jenë serioze, sidomos tek fëmijët dhe personat me imunitet të dobësuar,” tha Dafina Llugaxhiu, teknike ushqimore.

Mangësitë në higjienën ushqimore dhe sanitare vazhdojnë të ndikojnë në shëndetin e qytetarëve. Të dhënat e Institutit të Shëndetësisë tregojnë se nga viti i kaluar janë regjistruar mbi 100 raste helmimesh ushqimore, kryesisht tek të rinjtë dhe të mesëm në moshë.

Rastet e helmimeve ushqimore 2025–2026 sipas grupmoshave:
10–19 vjeç – 38 raste
20–29 vjeç – 32 raste
30–39 vjeç – 34 raste
40–49 vjeç – 19 raste
50–59 vjeç – 4 raste
0–9 dhe 60–69 vjeç – 6 raste
70–79 vjeç – 2 raste

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka vetëm 79 inspektorë për mbikëqyrjen e të gjithë tregut, një numër që konsiderohet i pamjaftueshëm për të garantuar sigurinë ushqimore në nivel vendi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy