Ministri iranian i Mbrojtjes, Amir Nasirzadeh, si dhe komandanti i Gardës Revolucionare, Mohammed Pakpour, dyshohet se kanë mbetur të vrarë si pasojë e sulmeve izraelite, raportoi Reuters, duke cituar dy burime të njohura me operacionet ushtarake të Izraelit dhe një burim rajonal.
Sipas këtyre burimeve, sulmet e fundit kanë pasur në shënjestër objektiva të rëndësishëm ushtarakë, në kuadër të përshkallëzimit të tensioneve mes Izraelit dhe Iranit. Deri më tani, autoritetet iraniane nuk kanë dalë me një konfirmim zyrtar lidhur me raportimet për vdekjen e zyrtarëve të lartë ushtarakë.
As nga ana e Izraelit nuk ka pasur deklaratë të menjëhershme mbi identitetin e personave të prekur nga sulmet. Situata në rajon mbetet e tensionuar, ndërsa zhvillimet e fundit pritet të kenë ndikim të gjerë në sigurinë dhe stabilitetin e Lindjes së Mesme.

