Smajli për luftën ShBA-Iran: Aspak befasuese, ka qenë çështje kohe

by informim peje

Ismet Smajli, aktivist lobues në Amerikë sonte në “Edicionin Special” në Klan Kosova ka folur në lidhje me luftën ShBA-Iran, duke theksuar se situata e krijuar nuk është aspak e papritur.

Sipas tij, një përshkallëzim i tillë ka qenë i paralajmëruar prej kohësh dhe ishte vetëm çështje kohe derisa të ndodhte.

banner

“Aspak befasuese, ka qenë e ditur që vetëm sa merr kohë, se kjo do të ndodhte, arsyeja pse e them këtë është se doktrina e presidentit Trump është që nga fillimi, kemi qenë të gjithë të njoftuar se është diçka më ndryshe nga ish-presidentet e mëhershëm, ka parasysh se ky është edhe mandati i tij i dytë, por edhe i fundit në krye të Qeverisë amerikane”.

“Kështuqë, e gjithë gjeopolitika e Shteteve të Bashkuara varet më së shumti nga një kusht, që është se për ShBA-në nuk janë probleme as lufta Rusi-Ukrainë, as kjo tani në Iran, kryesorja është se Shtetet e Bashkuara të Amerikës në planin e tyre afatgjatë, 100 vjeçar të ardhshëm, mënyra e vetme që do të dominojnë është ajo që ta mposhtin Kinën, sepse fuqia e Kinës është rritur shumë, si në sferën ushtarake, ekonomike, por edhe në zhvillimin e Intelegjencës Artificiale”, tha ai.

Smajli nënvizoi se strategjia gjeopolitike e ShBA-së është e përqendruar në objektiva afatgjata, ku prioritet mbetet rivaliteti me Kinën.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy