Lushtaku: Vendi drejt zgjedhjeve të reja, fajëson Lëvizjen Vetëvendosje për krizën

by informim peje

Deputeti i Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, ka thënë sot para mediave se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja, duke fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje për mungesë zgjidhjeje në procesin e zgjedhjes së presidentit.

Ai ka thënë se PDK-ja, me në krye Bedri Hamza, ka qenë e gatshme të kontribuojë për një zgjidhje të situatës politike dhe ka mbështetur idenë e një kandidati konsensual për president.

banner

“Realisht, ne e kemi parë dhe jemi të gjithë dëshmitarë se Partia Demokratike e Kosovës me në krye Bedri Hamzën, kemi qenë të vullnetshëm që të bëjmë një zgjidhje të situatës aktuale politike që rrjedh edhe me zgjedhjen e presidentit të Republikës së Kosovës. Dhe kemi qenë pro një kandidati konsensual, por që nuk është arritur ajo figurë që të realizohet edhe të propozohet. Dhe kemi dhënë edhe propozimet tona si Parti Demokratike e Kosovës, dhe fatkeqësisht shohim një lloj arrogance tek pushteti apo tek shumica parlamentare, që është edhe fituese e zgjedhjeve me 51%. Prandaj përgjegjësia kryesore i mbetet Vetëvendosjes. Prandaj me keqardhje po shohim se jemi drejt rrugës së zgjedhjeve të reja, dhe po shohim që më shumë ka qenë i angazhuar z. Kurti se si t’ia lërë fajin opozitës sesa t’i zgjidhë problemet reale të qytetarëve”, ka thënë ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy