Çitaku: Albin Kurti nuk kërkon zgjidhje, por pushtet total!

by informim peje

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pasi Lëvizja Vetëvendosje propozoi Glauk Konjufcën për President të ri.

Çitaku ka kritikuar liderin e Vetëvendosjes dhe kryeministrin, Albin Kurti, duke thënë se ai nuk është në kërkim të një zgjidhjeje, por synon pushtet total.

banner

Sipas saj, në një kohë kur vendi ka nevojë për maturi, unitet dhe përgjegjësi shtetërore, Kurti po e çon Kosovën drejt një krize të re politike, ndonëse, siç thekson ajo, ka pasur hapësirë për marrëveshje dhe për zgjedhjen e Presidentit.

Çitaku vlerëson se kryeministri ka zgjedhur përplasjen në vend të kompromisit dhe ka vendosur interesin politik mbi atë shtetëror. Ajo shton se qytetarët nuk e meritojnë një situatë të tillë dhe thekson se institucionet e shtetit nuk janë pronë e askujt.

Në fund, deputetja e PDK-së thekson se Kosova është më e madhe se ambicia e cilitdo individ.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy