Konjufca nga roli i kandidatit partiak për President fajëson opozitën se po duan zgjedhje: Le ta propozojnë Osmanin ose dikë neutral…e votoj

by informim peje

I kandiduari për president nga Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka fajësuar opozitën se po duan zgjedhje duke mos e kandiduar askënd për president.

I pyetur se pse nuk po e bëjnë propozimin edhe të një kandidati tjetër, duke pasë nënshkrimet dhe duke qenë se kjo praktikë ka qenë përherë e tillë, Konjufca tha: “Nuk e bëjmë sepse duhet ta bëjë opozita”.

banner

“Pse e kemi lënë është që opozita ta propozojë një, ne tonin dhe pastaj të vazhdojmë”.

“Nëse LDK e kandidon Vjosa Osmanin, a do të tërhiquni ju?”, u pyet Konjufca nga gazetarët.

“Po nga dy herë i ka takuar Kurti i ka takuar liderët dhe natyrisht ia ka kërkuar mbështetjen. Nëse s’e kemi mbështetjen e tyre, ata duhet të dalin me emrat e tyre. Unë nuk e përjashtoj. Ka shumë njerëz më të mirë se unë. Ka shumë njerëz më të përgatitur se unë. Le ta propozojnë ata njërën…”.

Këtu Konjufca u pyet nëse kjo mund të jetë presidentja aktuale Vjosa Osmani.

“Po, pra Vjosa Osmanin ose këdo që dëshirojnë. Edhe unë vetë kom me votu, po ata nuk po duan me propozu. Nëse opozita nuk e thotë asnjë emër, qoftë edhe një neutral le ta gjejnë, atëherë kjo është përcaktim i qartë për të shkuar në zgjedhje. Nga ana e opozitës, jo nga ana jonë”.

Sidoqoftë, Konjufca tashmë është pjesë e kabinetit qeveritar dhe s’ka të drejtë vote në Parlament si deputet. /Express/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy