Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka njoftuar se dje rreth orës 10:00, patrulla policore në Klinë, gjatë implementimit të një Plani Operativ, ka vërejtur dy persona të dyshimtë pranë shkollës “Fehmi Agani”.
Pas një kontrolli të përkohshëm për siguri, tek të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar:
Një Revole Zoraki M 906T
Një karikator
Dy fishekë kalibri 9mm
Një brisk 7 cm
Të dyshuarit, me inicialet A.H. (2004) dhe A.H. (2006), janë shoqëruar në Stacionin Policor të Klinës për intervistim.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari më i madh është ndaluar për 48 orë, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.

