Kurti flet në telefon me komisioneren e BE-së për zgjerimin dhe reformat në Kosovë

by informim peje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë zhvilloi një bisedë telefonike me Komisioneren për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Marta Kos, ku u diskutua për avancimin e reformave dhe rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në BE.

Gjatë bisedës, Kurti nënvizoi se ndër vendimet e para të Kuvendit këtë vit ishte miratimi i buxhetit të ri prej 4 miliardë euro dhe i Planit të Rritjes me vlerë 882.6 milionë euro, i cili synon përshpejtimin e reformave dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

banner

Sipas tij, gjashtëmujori i parë i këtij viti parashikon një sërë hapash për zbatim, të lidhur me kalimin e ligjeve në Kuvend, që kapin vlerën rreth 90 milionë euro.

Kryeministri theksoi se integrimi në Bashkimin Evropian mbetet prioritet kryesor i qeverisë dhe nënvizoi rëndësinë e marrjes së statusit kandidat, një hap kyç drejt anëtarësimit në BE.

Në bisedë u trajtuan edhe zhvillimet aktuale në vend dhe rajon.

Kurti konfirmoi se Kosova është plotësisht e harmonizuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së dhe ka ndjekur të gjitha pakot e sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë, në përgjigje të agresionit të saj ndaj Ukrainës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy