Stërvitja e ushtarëve serbë në kufi, Kurti: Njësi që trajnuan Radoiçiqin për sulmin në Banjskë

by informim peje

Kryeministri Albin Kurti është deklaruar lidhur me stërvitjen e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën, gjatë ditës së mërkurë.

Para mediave, shefi i qeverisë këto ushtrime i quajti provokim ndaj vendit.

banner

Teksa po merrte pjesë në përurimin e segmentit Vushtrri-Prishtinë, Kurti ndër të tjera veçoi se njësitë serbe që po kryenin aktiviteteve në kufi me Kosovën, sipas tij janë njësi që e kishin trajnuar Milan Radoiçiqin për sulmin në Banjskë.

“Provokim i Serbisë. Bëhet fjalë për njësi që e kanë trajnuar kryekriminelin Radoiçiq për sulmin në Banjskë të Zveçanit. Forcat tona janë të përgatitura, dhe kufiri ynë është i mbrojtur”, tha Kurti.

Stërvitjet e ushtarëve serbë në afërsi të fshatrave të Gjilanit për Klankosova.tv i ka konfirmuar edhe KFOR-i, i cili tha se janë aktivitete që nuk përbëjnë rrezik për sigurinë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy