Ardon Jashari rikthehet te Zvicra për miqësoret e marsit

by Nexhat

Mesfushori i Milanit, Ardon Jashari, është rikthyer në përfaqësuesen e Zvicrës për ndeshjet miqësore të muajit mars.

Jashari është përfshirë në listën e të ftuarve për duelet ndaj Gjermanisë më 27 mars dhe Norvegjisë më 31 mars, duke u rikthyer në ekip pas mungesës së gjatë. Paraqitja e tij e fundit me Zvicrën kishte qenë në miqësoren ndaj SHBA-së më 11 qershor të vitit të kaluar.

banner

Në përbërjen e përfaqësueses zvicerane figuron edhe kapiteni Granit Xhaka, i cili pritet të udhëheqë skuadrën në këto dy sfida testuese.

Zvicra synon të përdorë këto ndeshje për të testuar formën e lojtarëve dhe për të konsoliduar grupin në prag të angazhimeve të ardhshme ndërkombëtare.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy