Tetë ekipe në garë, OPTA zbulon favoritin për të fituar Champions League

by Nexhat

8 ekipe, 4 çiftet në garë për trofeun me “veshë të mëdhenj”. Cili do të triumfojë këtë edicion, cili shihet favorit, kësaj pikëpyetje është përpjekur t’i jap një përgjigje logjike super kompjuteri i OPTA-s. Në bazë të një modeli matematikor, ku përfshihen shumë komponentë duke nisur nga rendimenti i ekipeve, rezultatet, vlera e lojtarëve etj, sipas OPTA-s, favoriti kryesor për të fituar Champions League është Arsenal.

“Topçinjtë” e Arteta-s kanë 29% shanse për të fituar, kjo edhe për një tjetër detaj shumë domethënës. Në fazën çerekfinale, Arsenal do të përballet me Sporting Lisbona, ekipi më pak i kuotuar për të fituar Champions League, me vetëm 4% shanse.

banner

Në vendin e dytë, me 18% shanse për të fituar renditet Bayern Munich. Ekipi i Kompany po kalon një formë fantastike, por shorti i përballi me Real Madrid në fazën çerekfinale. Ekipi i Arbeloa-s ka 10,18% shanse për të ngritur lart trofeun e Champions League.

Në vendin e tretë, si ekipi me më shumë shanse për të fituar këtë edicion renditet Barcelona. Ekipi i Hansi Flick ka 14,74% shanse. Ndërkohë rivali i tyre në këtë fazë, Atletico Madrid renditet në vendin e parafundit me vetëm 4,65% shanse për të fituar. PSG, kampionët në fuqi të Champions League, sipas OPTA-s kanë 12,15% shanse për të fituar duke u renditur në vendin e katërt.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy