Mbledhja e sotme e Kryesisë së Kuvendit ka dështuar të mbahet.
Nënkryetari i Kuvendit, Ardian Gola tha se nuk pati kushte për të mbajtur mbledhjen.
“Fatkeqësisht, as sot, as dje nuk patëm kuorum, dhe nuk u përmbushën kushtet për mbledhjen e Kryesisë. Të shohim në ditët në vijim se a do të ketë kuorum”, tha ai.
Pika e fundit e rendit të ditës së seancës së kaluar ishte shqyrtimi i ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Pasi seanca ishte mbyllur në mungesë kuorumi, kjo pikë kishte mbetur pa u trajtuar.
Gola tha se lidhur me vazhdimin e seancës, do të dakordohen në vijim.
“Ka mbetur që shefat e grupeve parlamentare të dakordohen se kur do të vazhdojë ajo seancë”, tha Gola.
Shefi i grupit parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, kërkoi që seanca të vazhdojë të enjten e kësaj jave. Tha se “kjo zhagitje s’i bën nder Kuvendit”,

